Qështja ‘për ‘ kë të prodhohet zgjidhet në tregjet e faktorëve.
62. Cilat janë synimet kryesore për ndërhyrjen e qeverisë në jetën ekonomike?
Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur kryesisht tri synime: rritjen e efiçencës, sigurimin e drejtësisë në shpërndarje dhe stabilizimin e ekonomisë.
63. Cka është ekonomia e përzierë?
Ekonomia e përzierë është një ekonomi tregu, e bazuar në mekanizmin e tregut dhe në pronën private mbi faktorët e prodhimit.
64. Cilat janë metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike?
Metodat kryesore për studimin e dukurive ekonomike janë: deduksioni dhe induksioni.
65. Çka është deduksioni dhe induksioni?
Deduksioni dhe verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra konsiderohet si metoda më e rëndësishme që zbatohet nga ekonomistët e sotëm.
Induksioni fillon me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimin e lidhjeve dhe nxjerrjen e përfundimeve.
66. Cka janë variablat ekonomike?
Variablat ekonomike mund të jenë endogjenë, kur përcaktohen brenda modelit të zgjedhur, ose ekzogjenë kur përcaktohen nga faktorë që ndodhen jashtë modelit.
67. Ballafaqimi i blerësve dhe shitësve në treg, çka përfaqëson?
Ballafazimi i blerësve dhe shitësve në treg, përfaqëson një marrëveshje bashkëveprimi midis tyre në lidhje me një mall për përcaktimin e çmimit dhe sasisë së atij malli, dhe njëherit duke iu përgjigjur tri pyetjeve kryesore; 1) për kë të prodhohet, 2) qfarë të prodhohet dhe 3) si të prodhohet.
68. Çka paraqet kërkesa?
Kërkesa paraqet sasitë e një produkti, që blerësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të blejnë me çmime të ndryshme të mundshme gjatë një periudhe kohe të dhënë, kur gjithë kushtet e tjera mbeten të pandryshuara.
69. Çka paraqet ligji i kërkesës?
Ligji i kërkesës shprehet se kur çmimet e produkteve ulen, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në gjendje të blejnë rritet dhe kur çmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet, me kusht që faktorët e tjerë të mbeten të pandryshuar.
70. Paraqite një shembull të kurbës së kërkesës!
Shembulli i kërkesës për grurë. Nëse për 500€, sasia e kërkuar është 9 mijë kv në muaj, me uljen e çmimit në 400, 300, 200 & 100€, sasia e kërkuar rritet në 10, 12, 15 dhe 20 mijë kv në muaj. Sasia dhe çmimi janë në përpjestim të zhdrejtë, pra sasia rritet kur çmimi ulet, por faktorët e tjerë mbeten të pandryshuar. Por nëse njëri nga faktorët ndryshon, kurba e kërkesës zhvendoset dhe kurba e re paraqet një lidhje të re midis çmimit e sasisë, si kurbat D’D’ dhe D”D”.
71. Cilët janë faktorët që ndikojnë te kërkesa?
Faktorët kryesorë që ndikojnë në kërkesë janë: të ardhurat e konsumatorëve; çmimet e mallrave të lidhur; pritjet e konsumatorëve lidhur me të ardhurat dhe çmimet; numri i konsumatorëve; shijet dhe preferencat e konsumatorëve.
72. Cilat janë të mirat normale?
Të mirat normale janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në të njëjtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave.
73. Cilat janë të mirat inferiore?
Të mirat inferiore janë ato të mira për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave. Mallrat me cilësi të ulët janë të mira inferiore.
74. Cilat janë të mirat zëvendësuese?
Të mirat zëvendësuese janë ato të mira që përdoren në vend të njëri-tjetrit për të plotësuar një nevojë të kosumatorit, si psh. gruri dhe misri.
75. Cilat janë të mirat plotësuese?
Të mirat plotësuese janë ato të mira që përdoren së bashku dhe plotësojnë njëra tjetrën, si psh. automjeti dhe karburanti.
76. Ndryshimi vetëm në një drejtim, çka do të thotë për kërkesën?
Ndryshimi në çmimin e një malli ndikon në përpjestim të drejtë te kërkesa për zëvendësuesin e tij. Kur çmimi i një malli rritet, rritet edhe kërkesa për zëvendësues.
77. Ndryshimi në drejtim të kundërt, çka do të thotë për kërkesën?
Për mallrat plotësuese, çmimi dhe kërkesa janë të lidhura në mënyrë të zhdrejtë. Kur çmimi i një malli rritet, kërkesa për plotësuesit e tij do të ulet.
78. Çka është shija e konsumatorit?
Shija e konsumatorit paraqet gatishmërinë e tij që të blejë apo të paguaj për një produkt (të mirë) pa marrë parasysh çmimin e tij.
79. Çka paraqet oferta?
Oferta paraqet sasitë e një produkti që shitësit janë njëkohësisht të gatshëm dhe në gjendje të ofrojnë për shitje me çmime të ndryshme, gjatë një periudhe të caktuar kohe, kur faktorët e tjerë nuk ndryshojnë.
80. Çka shpreh ligji i ofertës?
Ligji i ofertës thotë se shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten, dhe e kundërta.
No comments:
Post a Comment